Shefi i qeverisë italiane, Giuseppe Conte premtoi një buxhet të ri në orët në vijim, me qëllim që të evitojë sanksionet europiane kundër vendit të tij.

“Objektivi im është që t’i evitojë Italisë një procedurë shkeljeje që do të dëmtonte vendin tonë dhe që rrezikon gjithashtu të dëmtojë Europën”, theksoi kryeministri italian.

“Jam duke punuar për një propozim që Bashkimi Europian mund ta marrë në konsideratë”, tha Conte.

“Ky propozim do të vijë në orët në vijim”, deklaroi ai në një intervistë për të përditshmen italiane “Avvenire”.

Prej disa javësh Roma dhe Brukseli janë përplasur në lidhje me buxhetin e paraqitur nga Italia që shkel rrgeullat e BE-së duke parashikuar një deficit buxhetor shumë të lartë.

Loading...