Qeveria lufton krimin pa Komisionin për Antikorrupsion!

Komisioni Evropian në raportin e progresit ka kritikuar Maqedoninë për dështimin në luftën kundër korrupsionit, por qeveria dhe Kuvendi nuk kanë marrë asnjë veprim për të zgjedhur anëtarët e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, të cilët para dy muajsh janë dorëhequr.

Nga Kuvendi i Maqedonisë për Almakos pohojnë se ende nuk është shpallur konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Komisionit antikorupsion.

Kryeministri Zoran Zaev ka premtuar se së shpejti do të duhet të zgjidhen anëtarët e ri të këtij Komisioni, dhe se janë në përgaditje të një ligji të ri për Antikorrupsionin.

“Sa jam i informuar e di që po punohet ligji për Antikorrupsion, dhe besoj që shumë shpejt do të sillet. Prandaj po e presim ligjin, pasi që kemi për qëllim të vendosim profesionist, ekspert, të cilët do të jenë syri i zgjuar në përcjelljen e parasegjithash të Qeverisë, dhe gjithë ajo në shoqëri që domethënë korupsion dhe krim, deklaroi kryeministri Zaev.

Në Raportin e Progresit, lidhur me politikën kundër korrupsionit thuhet se avancimi është bërë në krahasim më vitin e kaluar duke apostrofuar proceset e udhëhequra nga Prokuroria Publike Speciale. “Korrupsioni është prezent në shumë sektore dhe mbetet problem serioz”, konstatohet në raport.

Komisioni evropian ka kërkuar qeveria duhet të riafirmojë vullnetit politik për të luftuar korrupsionin duke ndjekur hetuar rastet e korrupsionit, ku janë përfshirë funksionarëve të lartë të pushtetit. Komisioni ka sugjeruar integrimin e Prokuroria Publike Speciale në sistemin e prokurorisë për të mundësuar të mbarojë procesi për përcaktimin e përgjegjësisë ligjore për përgjimet e paligjshme.

Loading...