Qeveria gjermane pritet te vendose kushte për një çelje te mundshme te negociatave te anëtarësimit me Shqipërinë Ne nje letër qe e posedon e përditshmja gjermane “Tagesspiegel” sekretari i shtetit per Europen Michael Roth i drejtohet kreut te parlamentit Volfgang Schaeuble, ku i kerkon parlamentit te vendose javën e ardhshme që te japë pëlqimin per Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ne letër nënvizohet se zbatimi i reformës ne drejtesi do te jete kusht shtese për Tiranën zyrtare, shto këtu dhe nje ligj te ri zgjedhjesh ose mbyllja e reformës zgjedhore, i cili është kusht qe qeveria gjermane pritet t’i vendose Shqipërisë.

Sipas “Tagesspiegel” keto kushte te vendosura nga qeveria mund t’i hapin rrugën miratimit nga parlamenti te votimit pro per Shqipërinë dhe ne te njëjtën kohe shihet dhe si nje lëvizje per ata qe vijojnë te jene ende skeptik per kete vendim.

Sipas gazetës gjermane ne letrën e Michael Roth theksohet se nga këndvështrimi i qeverise gjermane negociatat duhen hapur per faktin se bilanci i deritanishëm i reformave te Shqipërisë flet per çeljen e negociatave te anëtarësimit.

Por nga ana tjeter eksperti i opozitës per Europen Lindore Manuel Sarrazin, citohet nga gazeta duke sulmuar qeverinë.

Sipas tij kushtet shtese per Shqipërinë jane te panevojshme dhe nuk kane lidhje me situatën e ketij vendi. Eksperti Manuel Sarrazin i Partisë se te Gjelbërve thekson se keto kushte shtese per Shqipërinë tregojne përplasjet ne koalicion dhe se Gjermania ne kete menyre po shpërdoron mundësinë te çoje nje sinjal te qarte te besueshmërisë dhe aftësisë europiane.

Loading...