Qeveria mund të ngulet te gishti i mesëm i  Bobanit!  

I nderuar z. Zaev , Nuk mendoj se jeni fajtorë për gjithçka që ndodhë keq në vend. Por mendoj se jeni faktorë për ndikuar në përmirësimin e asaj që është keq dhe e padrejtë. Ju lutem, historia e njerëzimit është dëshmitare se kushdo që ka ngritur gishtat pa nevojë dhe në kohë të gabuar ka humbur vetë. Vetëm ngritja e gishtit tregues në synim për të treguar ekzistencën e vetëm NJË ZOT -Krijues i Universit është sublime dhe njerëzore. Ngritja e gishtit të madh pa asnjë arsye, por në moment të gabuar, shpesh ka shkaktuar trazira dhe humbje së pari për pronarin e gishtit e pastaj më gjerë. Ndërkaq NGRITJA E GISHTIT TË MESËM pa kurrfarë nevoje, aq më pak drejt atyre që i ke lënduar përjetësisht, jo vetëm se është arrogancë, por është nënçmim i skajshëm drejt Drejtësisë. Madje ajo ngërthen edhe thirrje për tu ngulur bile edhe Ju me gjithë pushtetin që drejtoni. I nderuari Kryeministër, ngritja e gishtave në kohë të gabuar shkaktojnë dhimbje dhe përmbytje shumëdimensionale , andaj mos u befasoni po që se për emrin e këtij vendi ofrohet edhe propozimi REPUBLIKA E GISHTIT TË MESËM . Kujdes, edhe shpirti në amshim i një vogëlushi si ALMIRI mund ta bëjë të NEMUN këtë shoqëri që kur ditë të bardha të mos shohë ! ( Qenan Aliu)

Loading...