Zv.kryeministri Koço Angjushev refuzoi të komentoj letrën e publikuar në Alsat M ditë më parë, me të cilën Qeveria, kërkon nga Ecoguerilla që të nënshkruaj një memorandum me të cilin do i lejohet Jugohromit që të ristartojë me punë, ndërsa në të njëjtën kohë të punoj edhe në drejtim të vënies së filtrave, por duke lënë garanci bankare se puna do të kryhet në kohë. Nga kabineti i Angjushevit u përgjigjën se qëndrimi i Qeverisë mbetet i pandryshuar. Pa vendosjen e filtrave nuk fillon me punë Jugohromi.

Kabineti i zv.kryeministrit Koço Angjushev

“Më 10 tetor të vitit të shkuar, në seancë të Qeverisë, është arritur marrëveshje trepalëshe. Memorandumi i njëjtë më 12 tetor është nënshkruar nga Qeveria, drejtuesit dhe Sindikata e kompanisë ndërsa me aktet e këtij memorandumi secila palë merr të drejtat dhe obligimet e saja. Në pajtim me memorandumin, pronari është i obliguar që të ndërtojë sistem për filtrim dhe pas marrjes së lejes A të integruar t`i kthej në punë punëtorët, ndërsa punëtorët u pajtuan që të kyçen në restartimin e kombinatit dhe fillimin me prodhim pas marrjes së lejes A të integruar ekologjike. Qeveria, përmes institucioneve adekuate ka marrë për obligim që pas plotësimit të kushteve ekologjike, pra pas vendosjes së filtrave, në afat sa më të shkurtër kohor, të jep lejen A të integruar ekologjike, me çka do i lejohej kombinatit të fillojë me punë. Qëndrimi i Qeverise mbetet i pandryshuar, në pajtim me memorandumin e nënshkruar”

Por në këtë përgjigje nuk përmendet kërkesa për marrëveshje drejtuar Ekoguerillës, nga e cila Qeveria kërkon nga kjo organizatë që të nënshkruaj një memorandum për fillim me punë të Jugohromit edhe pse ende nuk ka të vendosura filtra.

“Përmbajtja e marrëveshjes do ishte zgjidhja e problemit me një kompromis të përbashkët nga të gjitha palët. Qëllimi është që punëtorët të kthehen në vendet e tyre të punës, me këtë të marrin dhe rroga, në të njëjtën kohë, do lejonim që Jugohrom feroajllos të filloj me punë me 30 për qind të kapaciteteve të veta, që do të thotë, kyçja e dy furrave më të vogla me fuqi prej 22 MVV që të punojnë deri në sezonin e dimrit. Ndërkohë, pronari i Jugohrom Feroajllos, do duhet të deponojë garanci bankare me të cilën do të obligohet që në afat prej tetë muajsh ta përfundojë procedurën e vënies së filtrave”

Përndryshe, përgjigja e Ecoguerillës ndaj kërkesës së Qeverisë ishte negative. Kjo organizatë përmes një përgjigjeje me shkrim, kërkon nga Qeveria që, të respektohet Kushtetuta dhe regullativat ligjore të saj që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor.

Bashkim Sulejmani

Loading...