Qeveria

Lagja e trimave në Kumanovë u harrua edhe pas dy muajve nga qeveria e cila premtoi se dëmet materiale do t`ia kompensojë.

Jozyrtarisht, mësohet  se paratë nga kompensimi i premtuar ende nuk janë lëshuar në xhiro llogaritë e banorëve të kësaj lagje.

Në sezonin e verës kur mërgimtarët po kthehen në shtëpitë e tyre, kanë nisur edhe aktivitetet vetanake të këtyre banorëve për ndërtimin me forca të veta të shtëpive të rrënuara. Ata nuk guxojnë që të presin ende, pasi që nuk dihet se kur qeveria do të nis me realizimin e këtij projekti. Ndoshta arrinë vjeshta dhe dimri, e këto njerëz që kanë ngel pa kulm mbi kokë mund të dëmtohen ende më shumë.

Shumë banor të Lagjes së trimave për diktafoni.com thuan se janë në gjendje që të futen edhe në borxh e të mos e presin stinën e vjeshtës dhe të dimrit. Sipas tyre edhe kjo kohë është e padurueshme në shtëpi me qira.

Dy muaj me pare nga Qeveria premtuan se demet materialet te shkaktuara ne ketë lagjeje , do te kompensohen ne baze te te dhënave te regjistruar nga komisioni për verifikimin e dëmeve ku sadopak banoreve te kësaj lagjeje te i kompensohet demi material i shkaktuar ne te holla .

Loading...