Qeveria, VMRO-DPMNE duke luftuar shqipen tregon papërgjegjësi politike

Zëvëndës Kryeministrit Bujar Osmani thotë se pengesa e VMRO-DPMNE në Kuvend dhe mosdekretimi i Ligjit për përdorimin e Gjuhëve nga presidenti Gjorgje Ivanov nuk do ta bllokojnë sjelljen e Ligjit sepse ai është në harmoni me Kushtetutën dhe në frymën e Marrveshjes së Ohrit.

‘’Ligji i ka kaluar të gjitha fazat në Qeveri. Na vjen keq që nuk është nënshkruar nga presidenti, i cili ka humbur mundësinë që të jetë faktor koheziv në shoqëri në fund të mandatit të tij. Është për të ardhur keq gjithashtu që VMRO-DPMNE nuk ka shfytëzuar momentin për të konfirmuar pretendimet e saja pas zgjedhjeve se është keqinterpretuar dhe se nuk janë anti-shqiptar ” tha Osmani.

Nga Qeveria veprimin e opozitës maqedone e kanë vlerësuar si papërgjegjësi politike. Zëdhëndësi Mile Boshnjakovski ka deklaruar se Qeveria Ligjin për përdorimin e Gjuhëve e vlerson si kushtetues, dhe se i njejti do të kthehet në procedurë parlamentare. Sipas tij VMRO-DPMNE lëshoi mundësinë për të marrë pjesë në procesin e miratimit të ligjit duke u treguar e papërgjegjshme.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve, do të jetë përsëri në procedurën parlamentare” thotë Boshnjakovski.

Kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar opozita të jetë e arsyeshme dhe të tërheq 30 mijë amnadamentet kundër Ligjit për përdorimin e Gjuhëve. “Mund të humbin shansin që Maqedonia të merr rekomandim për fillimin e bisedimeve për antarsimin në BE”, paralajmëroi Zaev.

Më 11 janar u miratua Ligji për përdorimin e Gjuhëve ndërkaq më 17 janar ai nuk u nënshkrua nga ana e presidentit Ivanov. Që ligji të miratohet në seancën sotëshme të nevojshme janë votat e 61 deputetëve. Pas ri-miratimit eventual, Qeveria do të fillojë procedurën për adresimin e ligjit në Komisionin e Venecias.

Loading...