Nga: Shaban MURATI
TIRANE– Nuk dihet c’po ndodh me shtetin dhe me popullin shqiptar, kur sheh se përfaqësuesit e shoqërisë civile, qe i çon për aktivitete në Beograd, qëllojnë gjithmonë filoserbë. Drejtuesit e instituteve studimore te Shqipërisë, që kanë marre përsipër te realizojnë ëndrrën futuriste te pajtimit historik shqiptaro-serb, zgjidhen qe ta bëjnë si filoserbë.

OSBE, ku Shqipëria paguan kontribute, sa here bën panele apo dialogje shqiptaro-serbe, përfaqësuesit shqiptarë i zgjedh filoserbë. Agjencitë zyrtare Shqiptare, kur zhvillojnë aktivitete dypalëshe ne Beograd, nuk çojnë punonjësit e tyre, por marrin e çojnë atje filoserbë në profesion të lirë, që i paguajnë nga buxheti shtetëror.
Nuk dihet c’po ndodh me dy shtetet shqiptare, kur qeveritë në Tirane dhe në Prishtinë rrethohen e shërbehen me këshilltarë jugosllavë, te cilët qajnë për Jugosllavinë e Serbisë dhe urrejnë kombin shqiptar, flamurin shqiptar, identitetin shqiptar.
Nuk dihet c’po ndodh ne politiken shqiptare, kur historia e politikes shqiptare provon se monarkiste dhe antimonarkiste, komuniste dhe antikomuniste, demokrate dhe antidemokrate, çlirimtare dhe kolaboracioniste, kane nje atraksion fatal për Serbinë. Me sa duket sindroma e Stokholmit kap jo vetëm individët, por edhe shtetet, edhe popujt.
(BalkanWeb)

Loading...