QKK hapë konkursin për projekte filmike 2017

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur konkursin për mbështetje të projekteve filmike për vitin 2017, shkruan zeri.info.

Në njoftimin drejtuar mediave thuhet se këtë vit hapen gjithsej nëntë konkurse: Konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar, konkursi për film të shkurtër të animuar, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.

Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 31 mars 2017. Aplikimi bëhet online, në webfaqen e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Njëkohësisht me këtë rast QKK bën të ditur se hapet edhe njoftimi për regjistrimin e shtëpive filmike në QKK i cili do të jetë i hapur deri më datën 24 mars 2017.

Loading...