Kosovë-Shqipëri

QKUK pezullon operacionet

QKUK pezullon operacionet

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se është duke u zhvilluar normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në atë të Ortopedisë, ORL-së dhe  Klinikën e Oftalmologjisë.

“Ndërkohë, nga dita e enjte,  përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike”.

“Rastet urgjente nga blloku kirurgjik  janë operuar në sallat e Klinikës  Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion”.

“Nga  dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste  të vdekjeve  ndodhura pas operacionit. Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura  për  ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi”, thuhet në një kumtesë të këtij institucioni shëndetësor.

QKUK njëherit ka kërkuar nga mediat dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente, transmeton Klan Kosova.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top