Qumësht me Mjaltë – Baza e Jetës

Mjalti bën çudira. Qumështi është shumë i mirë për shëndetin gjithashtu. Të dyja së bashku janë jo vetëm një kombinim i shijshëm por edhe një armë e fortë për shëndetin e mirë.

Mjalti përdoret gjërësisht sepse është antioksidant, antibakterial dhe anti inflamator. Qumështit nga ana tjetër i janë thurur lavde për vitaminat dhe mineralet që ka në përmbajtje.

Kur dy gjëra të mira bashkohen, rezultati nuk ka se si të mos jetë unik. Cilat janë vlerat e qumështit me mjaltë? Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb.

Kujdesi për lëkurën

Qumështi dhe mjalti kanë vlera pastruese dhe luftojnë mikrobet. Por kur bashkohen këto vlera shumëfishohen.

Shumë prej pastruesve të lëkurës kanë në përmbajtjen e tyre si mjaltë ashtu edhe qumësht. Të dyja i japin lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm.

Banjat me mjaltë dhe qumësht janë të rekomandueshme në të gjitha qendrat estetike më luksoze në botë.

Tretja

Prej kohësh, mjalti është pranuar si një burim i pasur probiotikësh, elementë që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e probiotikëve, të cilët janë baktere të shëndetshme që rriten në zorrë dhe në sistemin tretës.

Probiotikët stimulojnë bifidobakteret, një lloj probiotiku që gjendet tek qumështi. Karbohidratet dhe oligosakaridet tek qumështi promovojnë funksionimin e shëndetshëm dhe të saktë të këtyre baktereve të shëndetshme që nga ana tjetër mbajnë traktin gastrointestinal në formë të shkëlqyer.

Kur niveli i baktereve në sistemin tretës është i ekulibruar, atëherë trupi nuk vuan nga një sërë sëmundjesh ose diagnozash siç janë konstipacioni, fryrjet, etj.

Qëndrueshmëria

Një gotë me qumësht dhe mjaltë në mëngjes përmirëson rezistencën e njeriut. Qumështi ka proteina. Mjalti ka karbohidratet e duhura për një impuls efektiv të metabolizmit.

Qumështi dhe mjalti janë shtysa më e fuqishme për çdo të rritur, fëmijë dhe të moshuar.

Shëndeti i kockave

Studimet për mjaltin vazhdojnë akoma. Por dita ditës po bëhet e qartë se mjalti luan rolin e transportuesit të përbërësve të shëndetshëm nga ushqimi në trup. Veçanërisht mjalti ka treguar që është i rëndësishëm për përçimin e kalciumit në organizëm.

Kalciumi gjendet me shumicë tek qumështi. Ndaj nëse konsumoni qumësht me mjaltë jo vetëm që do t’i jepni trupin kalciumin e nevojshëm për shëndetin e kockave, por edhe mjetin më të mirë transportues që kalciumi të shkojë në destinacionin e dëshiruar. Nivelet e kënaqshme të kalciumit mund të parandalojnë osteporozën dhe inflamacionin në gjymtyrë teksa plakemi.

Pagjumësia

Mjalti dhe qumështi janë përdorur tradicionalisht si kura natyrale kundër pagjumësisë. Edhe nëse i konsumoni veçmas janë shumë efektiv, por impakti i tyre shumëfishohet nëse ato shkrihen në një.

Mjalti është një nga ushqimet e rralla të ëmbla që mban nën fre sasinë e insulinës që sekretohet në organizëm. Ky proçes shoqërohet me çlirimin e triptofanit në tru.

Ky i fundit transformohet në serotoninë që përcjell ndjesinë e qetësisë. Serotonina transformohet në melatoninë që stimulon gjumin. Proçesi kimik është pak i ngatërrueshëm, por thënë troç pini qumësht me mjaltë nëse vuani nga pagjumësia.

Kundër plakjes

Kombinimi i qumështit dhe mjaltit ka ndikim jo vetëm tek lëkura, por tek i gjithë trupi duke i dhënë atij vitalitet. Shumë qytetërime të lashta si Grekët, Romakët, Egjiptianët dhe Indianët pinin qumësht me mjaltë rregullisht për të ruajtur rininë e tyre.

Ja përse ata e quanin këtë kombinim si “eliksiri i jetës”. Antioksidantët që shumëfishohen tek qumështi me mjaltë luftojnë plakjen duke sulmuar radikalet e lira që ndikojnë për keq tek organet e trupit. Këto radikale janë shkaktarët kryesorë për degradimin e lëkurës, rrudhat, dhe rënien e elasticitetit të organit më të madh të trupit, lëkurën.

Luftojnë bakteret

Studimet kanë treguar që qumështi me mjaltin kanë një ndikim më të fortë kundër baktereve kur konsumohen së bashku se sa ndarazi. Besohet gjithashtu që nëse pini qumësht të ngrohtë me mjaltë, nuk do të vuani më nga konstipacioni dhe çrregullime të tjera të zorrëve.

Ky lëng magjik është i mirë për të luftuar çrregullime të tjera respiratore si virozat dhe kola. Përfitimet që vijnë nga qumështi dhe mjalti janë aq të mëdha sa nuk do mjaftonte një ditë e tërë për t’i shpjeguar dhe lexuar.

Në fakt ekziston një shprehje “toka e qumështit dhe mjaltit” që përshkruan një vend të begatë. Në Testamentin e Vjetër, toka e Qumështit dhe Mjaltit ishte Jeruzalemi.

© SYRI.net

Loading...