“Qytet i shkronjave”, vetëm një ditë?

AFET JASHARI

Mirënjohje për qytetin e shkronjave meritojnë punëtorët e Muzeut të Alfabetit dhe qytetarët shqiptarë të Manastirit. Nëse ne e shohim vetëm një ditë realitetin, ata me të ballafaqohen 365 ditë. Politikanë, gazetarë, profesorë dhe ju që merreni me politikë ditore,vallë i keni pyetur ata se sa herë në vit thyhen dritaret, sa herë në vit thehet tabela në hyrje të institucionit, sa herë kërcënohen nga bandat vandale? Është shumë lehtë të jesh shqiptarë i Çairit, Tetovës e Kërçovës, por është vështirë të jesh shqiptarë i Manastirit, sepse për çdo ditë ata ballafaqohen me shumë peripeci të natyrave të ndryshme. Prandaj, të politizojmë ngjarjen më të rëndësishme shqiptare dhe të mos interesohemi se si jetojnë shqiptarët e Manastirit është mjerim. Manastiri, “Qytet i shkronjave” nuk është vetëm një ditë. I tillë duhet të jetë çdo ditë. Reagon Afet Jashari – , i cili ishte pjesëmarrës në Konferencën shkencore kushtuar Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir me temë :”Manastiri, Kongresi dhe atdhetari i shquar Mit’hat Frashëri”.

Loading...