Qytetarët bëhen gati për festën e Kurban Bajramit (VIDEO)

Atmosfera e festës së Kurban Bajramit nuk ka filluar të ndjehet shumë në tregun e gjelbërt në Bitpazar. Përderisa blerësit nuk dëshirojnë të komentojnë çmimet dhe të flasin para kamerave, shitësit thonë se edhe dita e sotme është normale, ku nuk vërehet qarkullim më i madh i blerësve. Ata shpresojnë se më shumë punë do të kenë nesër, një ditë para festës së Kurban Bajramit.

Shitës

Nuk ka më shumë punë jo, njëjtë është. Nuk ka rroga, rrogat lisht, malli lir, frigohen se është i prishur shkaku i të nxehtit. Duhet me pasë më shumë shkaku i festës jo për diçka tjetër. Këtë Bajram si më lisht është sot, por nesër do ta shohim.

Shitës

Nuk diktohet që afrohet bajrami, puna është ajo që ka qenë, ta shohim nesër. Sot si e dielë nuk ka lëvizje. Po nejse më shumë janë për tesha të mira e për Kurbana. Pazarin e lënë për nesër, se nuk qëndron malli shohin taze në taze.

Megjithatë, disa nga shitësit thonë se kanë punë të mjaftueshme dhe se janë të kënaqur nga shitjet që po i bëjnë.

Shitës

Mirë është puna super. Ka shitje, shitet çajo është kryesorja. Ka për fesat tona është duke shkuar shum mirë. Elhamdulilah prej Zotit. Ishalla Zoti na bënë të gjithëve mirë me punë të mira me shkuar.

Bitpazari ka vizitues të shumtë edhe prej jashtë vendit. Një blerës nga Kosova, vlerëson se ky treg ofron më shumë nga tregjet e vendeve të tjera.

Blerës

“Prej Ferizajit kam ardh. Këtu më i begatshëm është, më i freskët është, atje ka por më shumë nëpër supermarkete.

Qytetarët e Besimit Islam, tashmë kanë filluar përgatitjet për festën e Kurban Bajramit e cila festohet të martën. Mefail Ismaili /SHENJA/

Loading...