Qytetarët do të kenë qasje tek tenderët e institucioneve

Qytetarët do të kenë mundësi të mbikëqyrin proceset e dokumentimit të tenderëve për furnizime publike të Ministrisë së Shëndetësisë, Elemit dhe Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë. Këtë e njoftuan sot në konferencë për shtyp edhe vetë ministrat.

Robert Popovski, ministër
“Të gjithë këtë e bëjmë për një arsye të vetme, ndërsa ajo është që sa më shumë që është e mundur t’i largojmë të gjitha dyshimet e mundshme për atë se si rrjedhin procedurat, ndërsa kjo është njëra nga angazhimet thelbëlsore dhe mënyra se si Qeveria ballafaqohet me dyshimet për korrupsion në të gjitha këto procedura”.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se ministria e tij i hapë dyert për organizatat joqeveritare që të kenë mbikqyrje në procedurat e tenderëve, të marrin pjesë në komisione të cilat marrin pjesë në furnizimet publike.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Me transparencë të plotë do të intervenohet në luftën kundër korrupsionit. Me mbkqyrjen e faktorëve të rrezikshëm do të ulet edhe rreziku nga përplasa e interesave. Bëhen analiza në procedurat e tenderëve por edhe përpjekje për kursim me sistem të furnizimeve të centralizuara”.

Ministri Filipçe tha se tashmë i kanë të hapura dyert për Shoqatën për sëmundje të rralla dhe të cilat marrin pjesë në komisionin profesional. Ndëra drejtori i ELEM-it, Dragan Minovski tha se krahas kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm që e kanë, kanë pasur edhe takim me organizatat joqeveritare se si e gjithë kjo të konceptohet, me qëllim që të kenë marrëdhënie partneriteti dhe të mos shpërndahen informata afariste në opinion. Ndërsa, drejtori i shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta Pece Mirçevski nënvizoi se po e eliminojnë mundësinë për kurdisjen e tenderëve. Mefail Ismaili /SHENJA/

Loading...