Banka Popullore vitin e kaluar ka kryer ekspertizë të 485 bankënota të dyshimta, ku është konstatuar se 83 bankënota janë origjinale derisa 402 bankënota kanë qenë të falsifikuara, transmeton Almakos.

Në mesin e më shumë bankënotave të falsifikuara më shumë kanë qenë paratë e letrës prej 500 den ( 231 copa) ose 57.5 % nga numri i përgjithshëm i bankënotave, pastaj vijojnë bankënotat në apoena prej 1000 den ( 106 copa) dhe falsifikime nga 100 den ( 55 copa).

Vlera e përgjithshme e parave të falsifikuara për vitin e kaluar ka qenë 231.660 denar./Almakos/

Loading...