Qytetarët nuk kanë obligim të financojnë RTVM

Avokati i popullir kërkon nga DAP dhe RTVM që të rregullojnë pagesën për taksën radiodifuzive.

Për të drejtuar gabimin, qytetarët bëjnë shpenzime, harxhojnë kohë me cdo kusht që të tregojnë se taksa është e paguar, se jetojnë me një familje ose shfrytëzojnë ndihmë sociale. Kjo thyerje e të drejtave të qytetarëve është komunikimi i dobët dhe i keq në mes të Drejtorisë së të ardhurave publike dhe RTVM, ndërsa gjithë kjo shkak se nuk arrihet si duhet formimi i regjistrit të taksapaguesve ndaj RTVM dhe azhurimin e mirë të të dhënave, bën të ditur Avokati i popullit.

‘’DAP e informon Avokatin e popullit se qytetarëve që u janë marë paratë në mënyrë jolegjitime do u’a kthejë por me kusht që RTVM të sjellë vendim për largimin e borxhlive. Për këtë bëj një kritikë të ashpër deri tek drejtuesit e RTVM të cilët me vite nuk sjellin një vendim për largimin e atyre borxhlive’’, shprehet Memeti.

Ky qëndrim i Avokatit të popullit ështe se ‘qytetarët në asnjë rast nuk janë të detyruar që joligjërisht të financojnë punën e RTVM’. ‘’Në vend që të bëjnë korigjim të gabimeve dhe të kthejnë paratë që joligjërisht ua kanë marë qytetarëve, i detyrojnë të njejtët të bëjnë ankesa përmes DAP deri në Ministrinë e financave edhe sikur afati të ketë kaluar. Qytetarët në këtë rast me muaj presin që ankesat të kthehen positive e ndërkohë që marin përgjigje se e njejta është refuzuar për shkak se nuk ka shkuar në kohë’’, bën të ditur Avokati i popullit duke shtuar se është absurde që taksa radiodifuzive është 190 denarë derisa taksa e detyruar për ankesa është 250 denarë.

Avokati i popullit deri tek Qeveria dhe Parlamenti ka dorëzuar një raport me ndryshime dhe masa konkrete.

Loading...