Ministri Xhafaj ditën e sotme doli në krah të qytetarëve të përmbytur nga reshjet e dendura të shiut.

Gjatë takimeve në autostradë, Xhafaj foli me një qytetar i cili kishte ngecur në autostradë, pasi përmbytja i kishte dëmtuar automjetin.

“Çfarë problemi keni” – iu drejtua Xhafaj.

“Të paktën të na sjellin ndonjë karroatrec që të na çojnë deri në Durrës” – i tha qytetari ministrit.

“Po punojnë karroatrecët” – e pyeti Xhafa.

“Duke punuar janë, në lëvizje kanë qenë – ia priti banori, i cili vijoi – Unë them që jam me fat që më shpëtoi nusja, se ma mori dallga nusen. Erdhi krejt e papritur dhe e mori”.

 

Loading...