Qytetari i Tetovës: Ardhja e Zbogarit dhe ministrit Ademi, na i hoqën mbeturinat, se përndryshe kështu jetojmë?!/FOTO

Themeluesi i Qendrës për Bashkëpunim në Ballkan “Loja” në Tetovë, Bujar Luma përmes një postimi në facebook ka ironizuar me komunën e Tetovës dhe shërbimet e saj për pastrim. Ai ka nxjerrë një postim ku siç shihet janë pastruar me urgjencë mbeturinat para qendrës së tyre, vetëm pse aty do të vijnë për vizitë euroambasadori Samuel Zhbogar dhe ministri i arsimit, Arbër Ademi. Sipas tij, këto mbeturina janë pjesë e atij realiteti të përditshëm.
“Nuk ka një tregues më të mirë për të kuptuar se si funksionon komuna jonë. Ndërsa çdo ditë ne shohim grumbull mbeturash te papastruara me javë (si në foto), vetëm një orë para vizitës së sotme në #Center_LOJA të ambasadorit të BE Samuel Žbogar dhe ministrit Arber Ademi hapësira çuditërisht pastrohet. Këtë mëngjes mendova se po shikoja një skenë surreale të filmit “Parrullat” nga Gjergj Xhuvani (kur komisioneri e komunitetit përgatiten para se udheqjes komuniste). E pra, le të shpresojmë se kjo do të jetë efekt i BE për JU( bashkinë)! #EU_for_YOU??Faleminderite ju djem që pastruat sot!”, ka shkruar Bujar Luma.

Loading...