Zvicra njihet për bukurit e saj piktoreske e artistike, çdo cep i këtij vendi është i mbushur përplot me mrekulli nga natyra.

Njëra ndër vendet turistike e më të bukurat cilësohet ST MORITZ, i cili është mjaft luksoz për nga pamja.

Ky vend është më i ngarkuar gjatë sezonës së muajit të dimrit, pasi ka mbajtur dy herë Olimpiadën Dimërore.

Kurse gjatë verës është vend më i qetë, ka edhe një liqen me ujë tejet të ftohtë si dhe brigje e lugina që mund të shfrytëzohen për hiking.

Po ashtu, ky vend ofron edhe surfing përmes erës, zona për peshkim, surfing në ujë e shumë aktivitete të tjera.

Loading...