Qyteti i Efesit, ndër shtatë mrekullitë e botës së lashtë (Video)

Efesi është qyteti i lashtë grek që gjendet në jugperëndim të qytetit Izmir në Turqi. Qendër e cila daton qysh prej shekullit X, duke qenë ndër vendet më të mëdha klasike të botës.

Historia nuk është shumë e qartë, supozohet që gjysma e vendit është shkatërruar nga barbarët, ndërsa pjesa tjetër nga një termët për të mbetur sot vend historik.

Oliver Craey është vizitor që tregon për vendin i cili kur kaloi nën sundimin e romakëve filloi që të lulëzoi si qendër e vërtet.

“Ashtu siç thotë legjenda, Efesi ishte ndërtuar si një port i madh bregdetar sepse hapësira që e ndanë nga deti është vetëm 6 milje. Kurse sot është ndër tërheqjet më të shquara të Turqisë”.

Sipas tij qyteti është qendër e ruajtur klasike e Mesdheut Lindor dhe ndër vendet më të mira ku vizitorët mund të zhyten në historinë e kohës romake.

Rrënojat janë tërheqje e preferuar si e vizitorëve ashtu edhe vendasve, përcjell RTV Dukagjini.

E gjithë pasuria e këtyre monumenteve ka mbetur e paprekur duke u ruajtur si trashëgimi dhe vetëm 15 për qind e sipërfaqes është gërmuar.

Biblioteka është ndër monumentet më të vjetra të perandorisë romake e gërshetuar nga një fasadë mahnitëse ngjyrë të bardh dhe brenda e dekoruar me statuja të grave të ndryshme të cilat nënkuptojnë rendësin e edukatës në atë kohë.

“E veçanta e këtij qyteti është se gjithë ndërtimi është realizuar më gurë të cilët kanë qenë të punuar nga duart e njerëzve”.

Të gjitha monumentet e vendit kanë nga një domethënie që janë të dedikuara ndonjë personi të madh për ta.

Vjetërsia e tyre është aq e lashtë saqë ka të tilla që datojnë qysh prej shekullit 12.

Para 2.000 viteve vendi ishte i banuar vetëm me 56.000 banorë, ndërsa sot është ndër thesaret më të mëdha.

Madhështia e gjithë Efesit qëndron në objektet e zbuluara me shtëpi të vogla, banjo publike, biblioteka të madha si dhe amfiteatrin më të lashtë romak.

Oliver ka thënë se vetëm pamja historike që ka Efes ndikon në tërheqjen e vizitorëve. /RTV Dukagjini

Loading...