Sot në ora 11 e 30, sekretari gjeneral i NATO, Jens Stoltenberg, do të vizitoj fshatin Stajkovcki, ndërkaq mikpritës do të jetë kryetari i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski. Vizita në Stajkovci është në lidhje me ushtarët e NATO-së të cilët me mekanizmin e tyre kanë ndihmuar në sanimin e dëmeve gjatë vërshimeve në gusht të vitit 2016 ku jetën e humbën 23 persona.

Në shenjë të ndihmës së NATO-së që e dha për sanimin e dëmeve, Stoltenberg nga kryetari i komunës, Georgievski do të marrë mirënjohje.

Stoltenberg do të ketë edhe një konferencë të përbashkët, edhe me kryetarin e Shkupit, Petre Shilegov, në lidhje me emërtimin e një rruge në Shkup me emrin e babait të tij, diplomatit Torvald Stoltenberg i cili është shpallur si qytetarë më I vlefshëm I Shkupit, pasi që shteti i tij Norvegjez ka ndihmuar gjatë tërmetit në vitin 1963./kohanews

Loading...