Ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërim” në gjashtë muajt e kaluar theks të veçantë kanë vendosur në zbukurimin e Shkupit me lule. Në periudhën janar-qershor të vitit 2018 në sipërfaqe prej 7.566 metrave katrorë, rreth bulevardeve, rrugëve dhe në parqe janë mbjellur 313.601 lule nga lloje të ndryshme, njoftuan nga qyteti.

Me këtë rast janë zbukuruar edhe park-mali “Vodno”, qendra rekreative “Saraj”, parku natyror “Gazi Babë” dhe parku në Çair.

Loading...