Një shkollë në Dalmaci të Kroacisë, synon të mbajë gjallëgjuhën dhe kulturën e njëkomuniteti të vogël dhe të lashtë të migrantëve shqiptarë të hershëm të njohur si Arbanasi.

Drejtori i gjimnazit “Vladimir Nazor”, Rade Simiceviç, ka thënë se ka si synim që të fus si lëndë gjuhën shqipe, si mënyra e vetme për ta mbajtur gjallë këtë kulturë.

Orët mësimore zhvillohen në formulën “Modeli C”, që sipas tyre, i lejon minoritetet të mësojnë gjuhën dhe kulturën e komunitetit të tyre, me miratimin e Ministrisë së Arsimit të Kroacisë, e cila i paguan mësonjësit për zhvillimin e kësaj lënde.

Lënda nuk ndikon në notat e tyre në shkollë dhe ndiqet me dëshirë nga rreth 46 nxënës.

Lajmi për kursin e ri të gjuhës në shkollë u dha të shtunën në prani të ambasadorëve të Kosovës dhe Shqipërisë, Uliks Emra dhe Ilir Melo.

Komuniteti migroi në Zadar në shekullin 18 nga ajo pjesë që është tani Shqipëria veriore dhe shumë jetojnë ende në lagjen që ka marrë emrin e tyre dhe që quhet Arbanasi.

Ata flasin një nga dialektet ose gjuhët më të rralla në Europë, e folur sot nga vetëm 300 deri në 500 persona. Ajo kombinon elementë të dialektit geg shqiptar me dialektin dalmat të Kroacisë dhe pak italisht.

Kryesisht katolik, komuniteti nuk e sheh më veten si shqiptar por si kroatë arbëresh.

Qyteti i tyre i origjinës është Shkodra dhe besohet se kanë migruar në Zadar në tre valë në vitet 1726, 1727 dhe 1733 drejtuar nga peshkopi i atëhershëm katolik i Tivarit, Vincenc Zmajeviç, që kundërshtoi islamizimin e shqiptarëve në Perandorinë Otomane.

Profesori Isak Shema, një specialist i gjuhës dhe kulturës së arbëreshëve me bazë në Kosovë ka kaluar shumë kohë në Zadar dhe Zagreb gjatë tre viteve të fundit dhe ka hartuar kurrikulumin për gjuhën dhe kulturën shqiptare, që u miratua nga ministria, transmeton “BIRN”.

Loading...