Qyteti ku askush nuk punon pas të mërkurës (Foto)

Pas 730 kilometrave udhëtim nga Stambolli, ju do të shkelni brigjet veriore të Turqisë, ku malet puthiten me Detin e Zi. Do të jeni në Sinop.
Ajri i qytetit Sinop, ku lindi filozofi Diogjeni, është shumë i pastër. Sinopi është një ndër qytetet më të qeta në Turqi, edhe pse drejtuesit ankohen se ka pak investime në infrastrukturën e qytetit.
Sinopi është qyteti ku banorët e kanë gjetur harmoninë, thuhet në një reportazh të BBC-së nga ky qytet, shkruan Periskopi.
Madje, në Sinop nuk përfillen as rregullat burokratike, pasi që, pas të mërkurës në këtë qytet nuk punon askush.
“Thuhet se në Sinop askush nga administrata nuk punon pas të mërkurës, megjithëse është vështirë të gjesh një burokrat që e pranon se bën kaq pak punë, përkundër faktit se Diogjoni do t’i kishte lavdëruar po ta dinte”, thuhet në reportazhin e BBC.
Trafiku i Sinopit duket shumë i qetë krahasuar me trafikun kaotik të Stambollit.
Në fakt, automjetet në këtë qytet ecin fare në harmoni me njëri-tjetrin.

Loading...