Racizëm: Gazetarja maqedonase ndërpret pyetjen e gazetarit shqiptar për Kosovën. Askush nuk reagon

Një gazetare e MRTV-së i është drejtuar sot me tone raciste një gazetari të TV21 gjatë dhe pas një konference që kishte ftuar zyra e BE-së në Shkup.
Reporterja e televizionit publik ndërpreu gazetarin e TV21 gjatë pyetjes së tij në konferencën e ftuar me gazetarë të drejtorit gjeneral për zgjerim i BE-së Christian Danielson dhe ambasadorit Samuel Zbogar.
Ai u ndërpre derisa nisi të pyet për bisedimet e Kosovës dhe Serbisë rreth ndarjes apo rishikimit të kufirit mes këtyre dy shteteve, dhe ndikimit që mund të ketë tek vendet fqinje.
Gazetarja pasi ndërpreu kolegun, u largua nga salla e konferencës duke I komentuar gazetarit që “kjo nuk është Kosovë”?!
Pas përfundimit të konferencës, gazetari i TV21 tentoj ta sqaroj situatën me kolegen e MRTV por ajo edhe më tej vazhdoi fyerjet raciste duke e porositur që “ik për Kosovë! Ti paske problem me veten, sepse kjo nuk është Kosovë!!!”.
Organizatorët e konferencës ishin dëshmitar të gjithë ngjarjes, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ndërpreu fyerjet e gazetares së MRTV-së, dhe as që kërkuan falje për këtë skandal dhe nuk morën mundin për t’u sqaruar për këtë situatë të sikletshme.
Madje asnjëri nga dy nëpunësit e zyrës së ambasadorit Samuel Zbogar, nuk reaguan ndaj gjuhës raciste që përdori gazetarja e MRTV-së edhe pse ngjarja u ndodhi “para hunde”, edhe pse gazetari i TV21 u kërkoi sqarim për këtë gjë!
Një sjellje e tillë indiferente dhe mosreagimin e personelit të zyrës së Zbogar, redaksia e TV21 e sheh si joprofesionale dhe jo-mikpritëse për mediet që punojnë në dy gjuhët, shqip dhe maqedonisht. /TV21 M

Loading...