Raikkonen drejt McLaren në rast se largohet Alonso

Në rast se Fernando Alonso do të largohet nga makina McLaren në fund të këtij sezoni vendin e tij mund ta zërë një tjetër pilot me përvojë në Formula 1, finlandezi Kimi Raikkonen. Lajmin e ka konfirmuar “Sky Sports”, që thotë se finlandezi i Ferrarit do të jetë i lirë në fund të sezonit dhe ka nisur bisedimet me makinën britanike për të pilotuar vitin 2019. Por gjithçka do të varet nga spanjolli Alonso, nëse do të pilotojë edhe sezonin e ardhshëm apo jo.

Alonso ka deklaruar se nuk do të marrë asnjë vendim për të ardhmen deri në gusht të këtij viti, ndërkohë që McLaren po përpiqet t’i mbushë mendjen që të qëndrojë edhe sezonin tjetër. “Ne nuk kemi nisur ende bisedimet dhe kjo është një çështje që do ta diskutojmë më vonë”, tha Zak Brown, shefi i McLaren. Duket se i sigurt do të jetë Stofel Vandoorne, ndërsa piloti tjetër do të jetë me përvojë, ndaj McLaren synon të marrë Raikkonen, 38 vjeç.

Loading...