Kimi Raikkonen (FIN) Scuderia Ferrari 31.08.2018. Formula 1 World Championship, Rd 14, Italian Grand Prix, Monza, Italy, Practice Day. - www.xpbimages.com, EMail: requests@xpbimages.com - copy of publication required for printed pictures. Every used picture is fee-liable. © Copyright: Charniaux / XPB Images

Kimi Raikkonen ishte pranë triumfit në garën e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, por suksesi mbeti një tabu si pë ferarristin ashtu dhe për makinën “kokëkuqe”, që para fansave të saj zhgënjeu edhe pse e nisi garën me të dy pilotët e saj nga vija e parë e startit. Piloti finlandez iu afrua disi fitores se kësaj gare, por 8 xhiro nga fundi u parakalua nga Lewis Hamilton.

U përpoqa të dueloja me të, por ishte e pamundur. Makina ishte e shpejtë, por goma e pasme thuajse ishte e mbaruar, nuk kisha më atë forcë fërkimi si në fillim. Vendi i dytë është një rezultat shumë larg asaj që prisnim. Megjithatë beteja do të vazhdojë, të paktën do të provojmë të rivalizojmë deri në fund. Ky rezultat është i vështirë për t’u pranuar”, tha raikkonen.

Loading...