“Raketat do të vijnë aty”, Putin i përgjigjet Trump-it: Situatë shumë shqetësuese, bota…

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj për herë të para deklaratave të shefit të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump.

Putin deklaroi se shpreson që gjykimi i shëndoshë do të mbizotërojë në botën moderne, e cila po bëhet gjithmonë e më kaotike. “Situata aktuale ndërkombëtare është shumë shqetësuese”, tha ai gjatë një ceremonie ku mirëpriti ambasadorë të rinj në Rusi.

“Sidoqoftë, ne ende besojmë se gjykimi i shëndoshë do të mbizotërojë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare do të hyjnë në një kurs konstruktiv, gjithë rendi botëror do të bëhet me i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm”, u shpreh shefi i Kremlinit.

Putin u shpreh se “Moska do të vazhdojë të mbështesë forcimin e sigurisë ‘globale dhe rajonale’ dhe do t’i përmbahet plotësisht përgjegjësive ndërkombëtare të saj dhe do të zhvillojë bashkëpunimin me partnerët tanë në baza konstruktive dhe respektuese”.

Komentet e Putinit vijnë pas deklaratave të forta të lëshuara paraditen e sotme nga homologu i tij amerikan Donald Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë sfidoi sot Rusinë lidhur mbi një sulm të mundshëm në Siri, duke u shprehur: “Rusia zotohet të rrëzojë të gjitha raketat që nisen kundër Sirisë. Ato do të vijnë, të këndshme, të reja dhe më “të zgjuara” se kurrë më parë!”, shprehet presidenti amerikan, në atë që duket si “dritë jeshile” ndaj sulmeve ajrore mbi Sirinë. Ju nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret përmes gazit nervor popullin e tij dhe kënaqet me atë që bën”.

Loading...