Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive në Pressing të Leonard Kerqukit, në Televizionin T7, ka folur për deklaratën qe kishte bërë Erdogan për kryeministrin Hradianj, se ai pinë raki edhe nuk është mysliman. Thaçi ka thënë se “rakia nuk e bën burrë të keq apo të mirë askënd”.

“Mos e matni lidërshipin me verë, çaj apo raki. Secili e ka preferencën e vetë të jetës. Nuk e banë dikënd më burrë të keq a po me të mirë nëse pinë ose jo raki. Unë pi edhe çaj edhe verë. S’ka asgjë të keqe”, ka thënë Thaçi duke i komentuar deklaratat e Erdaganit mbi ata që ka thënë për Haradinajn se, kinse ai pinë raki dhe nuk është mysliman.

Ai ka thënë se deklarata e Erdoganit është e panevojshme dhe s’ka asnjë peshë.

“ Nuk ka ndonjë ndikim apo peshë kjo deklaratë”.

Loading...