Rama: As për Berishën s’do e pranonim arrestimin, nëse do kishte prova si për Tahirin

Nën pretendimin se po mbronte drejtësinë dhe jo Tahirin kur ai dhe partia e tij votuan kundër heqjes së imunitetit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se as për Sali Berishën nuk do të pranonte arrestimin, nëse do të kishte prova si ato që u sollën për Saimir Tahirin.
“As për Saliun nuk do pranonim arrestimin, nëse provat do të ishin si ato që u sollën për Tahirin”, u shpreh Rama në emisionin “360 gradë”, mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Rama deklaroi se për Tahirin nuk ka hetim ndërkombëtar, por vetëm një hetim të Brendshëm.
Sipas tij, ato që u sollën për të provuar akuzat ndaj Tahirit se bashkëpunonte në trafikun e drogës, nuk ishin prova.
“Unë di që ish-ministri i Brendshëm është në hetim. Ka një hetim në Shqipëri, jo në Itali. Për sa kohë që hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat dhe gjykimi nuk ka dhënë këtë rezultat, unë i kam besuar Tahirit dhe vijoj t’i besoj deri kur të dali me fakte dhe nëse do ketë gjykim për Tahirin”, u shpreh Edi Rama.
Loading...