Edi Rama është shfaqur në një intervistë të shkurtër në edicionin informativ në Tv Klan.

Ai është pyetur nga gazetarja se nëse e priste atë sulm në Kuvend, me miell e vezë, dhe kryeminitri ka deklaruar se është tipi i Kryeministrit që preferon më shumë të jetë cdo ditë në Kuvend, duke marrë parasysh gjithcka.

Ai tha se opozita që nga viti 2012 është pa lidership dhe që pafuqinë e shprehin nëpërmjet dhunës.

Ndër të tjera Kryeministri sqaroi kërcënimin që i bëri në Kuvend Flamur Nokës.

“Po merrej në mënyrë të vazhdueshme me nënën time, ajo që do ta shikoj është në qershorin e ardhshëm në Kukës, ne do ta fitojmë Kukësin. Nëse opozita të fliste në emër të popullit të Kukësit duhej të jap një mendim për këtë gjë. Unë kam kërkuar ndjesë për kontratën që ka firmosur një ministër i PD. Asnjë herë nuk mund të thotë askush se i ka bërë të gjitha, mbase mund të bëhet më shumë. Sigurisht që çizmja e LSI ka një forcë të madhe tërheqëse mbi Bashën, thjesht nuk është lider, thjesht nuk di të shohë pas të nesërmes”-u shpreh ai. /albeu.com/

 

Loading...