Rama: Ja pse shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të naftës

Kryeministri Edi Rama pranoi se çmimi i naftës në Shqipëri është më i lartë se në Rajon edhe për shkak të taksimit. Rama tha se ne kemi preferuar që të taksojmë këtu dhe jo diku tjetër.

“Shqiptarët paguajnë paguajnë më shumë sot për naftën sepse kemi futur edhe atë taksën tjetër, të makinave”, tha Rama, duke shtuar se taksën e qarkullimit e ka e gjithë Botë, pasi kjo është kontribut në shtëpinë tonë të përbashkët.

Kryeministri u shpreh se pagesat për dritat dhe ujin nuk janë taksa, por shërbime.

“Sot mund të thonë se paguajmë më shumë, pasi më parë nuk paguanin dritat dhe ujin”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se e vetmja taksë që i është rritur qytetarëve që janë shtresë e mesme dhe që kanë makinë, është ajo e karburantit.

“Po të shohim taksat ato janë ulur, biznesi i vogël e ka zero. Të gjithë ata që janë me rrogë nën 300 mijë lekë, e kanë zero. Mjekët dhe infermierët paguajnë sot më pak”, tha Rama.

Loading...