Kryeministër i vendit Edi Rama ka lexuar në Kuvend letrën që Presidenti i ka dërguar dje para takimit për refuzimin zyrtar të propozimit për Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm.

Letra e Presidentit dërguar shefit të qeverisë ka të njëjtën përmbajtje me atë që u bë publike nga zëdhënësi i kreut të shtetit që ‘Meta nuk ka krijuar bindjen për dekretimin e Lleshit. Në këto kushte presidenti nuk krijon bindjen e plotë dhe nuk mund ti përgjigjemi pozitivisht’ .

Zoti kryeministri në përgjigje të shkresës suaj.

Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin e tij kandidaturës zotit Sandër Lleshi, (se ku është mbështetja këtu nuk thuhet cit Rama).

Në këto kushte presidenti nuk i përgjigjet pozitivisht për emërimin e Sandër LLeshajt.

Me respekt Ilir Meta.

Pra presidenti nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin ministrit. Keqkuptimi është se unë nuk i kam besuar kandidat për ministër, por i kam çuar dekretin për një ministër dhe jo për një kandidat. Presidenti ku ka kompetencë për ta refuzuar”– tha Rama.

Loading...