Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka zgjedhur Twitter-in për të shprehur ngushëllimet, për të prekurit e tragjedisë së Genovës.

Përmes një mesazhi drejtuar homologut italian Giuseppe Conte, i pari i qeverisë shqiptare thotë se ngjarja e një dite më parë tronditi gjithë shqiptarët, jo vetëm pse mes viktimave kishte edhe dy shqiptarë, por se gjithë të humburit konsiderohen vëllezër e motra për ne.

MESAZHI I PLOTE

“Tragjedia e Genovas copëtoi zemrat e shqiptarëve. Ndjekim me frikë orë pas ore bilancin dëshpërues të viktimave dhe punën që bëjnë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Mes rrënojave ishin edhe dy shqiptarë rezidentë në Itali, por për ne të gjithë të humburit ishin vëllezërit dhe motrat tona”.

Loading...