Kosovë-Shqipëri

Rama: Në 2018-ën asnjë biznes me dy bilance

rama-820x418

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar një takim me përfaqësues të bankave, për t’i kthyer përgjigje akuzave të opozitës, lidhur me programin e investimeve 1 miliardë dollarë. Shefi i ekzekutivit i quajti qesharake deklaratat se paratë e krimit do të investohen në ekonomi nëpërmjet bankave, ndërsa tha se Shqipëria nuk është në vendet e rrezikut për pastrim parash.

Paralelisht, Rama njoftoi se në 2018 nuk do të ketë më biznese me dy bilance, një që deklarohet në tatime dhe një në banka për të marrë kredi.

Duke folur për rritjen ekonomike, Rama në fjalën e tij u ndal edhe tek buxheti i 2018, sipas të cilit, është një draft realist dhe me objektiva të qarta.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top