Kosovë-Shqipëri

Rama opozitës: Nuk dini të diskutoni, mos ejani me çadër në parlament

e

Kryeministri Edi Rama e mori fjalën sot në foltoren e Parlamentit për pikën e rendit të ditës që ka të bëjë me ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Kjo pikë u bë shkak për ndërprjen e seancës javën e kaluar. Rama ka akuzuar opozitën se nuk di të bëjë debat dhe diskutime sepse është e paaftë. “Keni ardhur këtu me çadrën në krah dhe pa asnjë ide”, tha Rama.

Jemi ftuar në një diskutim që javën e shkuar u mor peng kjo foltore me demek heqjen e fjalës. Diskutim sot është në rendin e ditës. Harrojeni se duke i çjerë do ti imponoheni këtij parlamenti. Jeni bërë shëmbëlltyra e asaj që kush nuk di ta përdorë lirinë e fjalës ankohet për mugesën e saj.
PS mori më shumë vota se 4 vjet më parë, PD më pak. Ne kemi ardhur këtu nga këto zgjedhje me ndjenjë përgjegjësie më të lartë, sepse na u dha më shumë besim. Ndërsa partia e vajmedetit ka ardhur këtu me çadrën në krah dhe me avazin e vjetër akuzash e shpifjesh, me të njëjtën mungesë përgjegjësie me po atë qasje negative ndaj vendit.
/Opinion.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top