Rama: Për ata që po merren me frymëmarrjen time – kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot një konferencë për media pasi u dogjën pikat e pagesës të vendosura rishtazi në Rrugën e Kombit dhe gjatë fjalimit u shfaq tejet i emocionuar.

Frymëmarrja e shpeshtë dhe me ton e Ramës u bë edhe lajm nga disa media.

Lajme që me sa duket i ka lexuar edhe vet Rama pasi ka shkruar një status për “ata që po merren me frymëmarrjen” e tij.

“Kam një lajm për ata që merren me frymëmarrjen time në komunikimin e sotëm: Kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena”, shkruan Rama.

“Zemrën e kam në vend jo në zorrë. Mish e shpirt i kam në dispozicion të detyrës dhe të atyre që e duan këtë vend me gjithë mend e këtë popull me gjithë zemër”.

Loading...