Rama tërhiqet për taksën e rrugës: Nuk nisin pagesat deri sa…

Kryeministri Edi Rama ka folur paraditen e sotme nga foltorja e Kuvendit, ku ka treguar se qeveria nuk do të nisë aplikimin e tarifës për Rrugën e Kombit deri sa të gjendet një zgjidhje më e mirë.

Ai u shpreh:

Nuk do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për banorët e zonës. Është një punë e vështirë, por ne ia detyrojmë këtë të gjithë njerëzve të asaj zone. Besoj do të arrijmë qe të lehtësojmë barrën e tyre, në mënyrë të ndjeshme dhe të bëjmë të funksionojë sistemi. Në këtë proces është e rëndëssihme që edhe ata të na kuptojmë ne sepse nuk ka ekzistuar në këtë botë kurrë një udhëheqës që të vendosi pagesa me dëshirë apo nga qejfi i vet”.

Rama pranoi se qeveria e tij gaboi në vendosjen e menjëhershme të taksës, pa informuar mirë banorët e zonës. Sipas tij, kjo ishte hera e parë që qeveria haset me një situatë të tillë dhe nuk e kishte matur ndikimin psikologjik që do të kishte dhënë vendosja e taksës.

Kreu i qeverisë tha:

Është vetëdija për përgjegjësinë time për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve dhe të sqarimeve lidhur me këtë çështje.
Nuk kemi bërë sa duhet, jo sepse kemi qenë indiferentë, apo kemi lënë me vetëdije në harresë impaktin negativ që me të drejtë ka shkaktuar kështu siç është paraqitur dhe siç është manipuluar vendosja e pagesës për njerëzit që jetojnë në atë zonë, por sepse nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështje, përpara se të vendosej sistemi i pagesës.

Pse nuk e kemi bërë? U kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonës. Duke qenë një eksperiencë e parë nuk kemi qenë mjaftueshmërisht të pregatitur se çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpamja psikologjike për njerëzit e painformuar”.

Loading...