Kryeministri Edi Rama inspektoi në Korçë, terrenet sportive të sapopërfunduara të shkollës “Raqi Qirinxhi”. Ky është një nga 44 terrenet e reja, të ndërtuara në të gjithë vendin në funksion të shndërrimit të shkollave në qendra të ndërveprimit në komunitet.

Me këtë investim kësaj shkolle i janë shtuar një fushë volejbolli dhe basketbolli, një fushe futbolli, dy fusha tenisi, si dhe dy fusha të mëdha shahu.

“Sigurisht, po të mos na ishte dashur të lanim rreth 35 milionë dollarë borxhe të trashëguara, që Ministria e Arsimit i kishte nga e shkuara për shërbimin e kompanive, atëherë do të kishim bërë edhe afro 200 mjedise të tjera më shumë. Ndërkohë që në vitet në vijim do të vazhdojmë me këtë sistem, sepse këtu ka një ndërveprim mes shkollës dhe komunitetit, por edhe mes shkollave të qyteteve të ndryshme”, tha Rama.

Ai shtoi se investimi në infrastrukturën sportive të shkollave është me rëndësi për të gjithë zinxhirin edukativ.

“Për ne, sporti ka rëndësi të madhe në programin e arsimit dhe vazhdojmë të fuqizojmë infrastrukturën e sportit, pasi e kemi futur atë në të gjithë zinxhirin e arsimit si program edukativ”, – u shpreh Kryeministri.

Sipas kryeministrit, ndërtimi i terreneve komunitare do të vazhdojë paralelisht edhe me investimet në sport, më të lartat e 25 viteve të fundit. “Do të vazhdojnë të gjitha ato investime në funksion të zhvillimit të sportit kompetitiv, duke filluar nga skuadra kombëtare, e cila na ka imponuar me rezultatet e saj që të fillojmë që në nisje të vitit tjetër, ndërtimin e Arenës Kombëtare në Tiranë, që do të jetë stadiumi i tretë dhe sigurisht, edhe më i madhi në zinxhirin e stadiumeve që ne kemi nisur të rindërtojmë, apo ndërtojmë nga e para dhe ku pa dyshim do t’i vijë radha edhe stadiumit të
Skëndërbeut, sidomos pas fitores me Sportingun e Lisbonës”, theksoi Rama

Loading...