AkI​sh-deputeti i AAK-së, Burim Ramadani ka ironizuar me listën tashmë të publikuar nga gazetari Milazim Zeka, në të cilën ky i fundit ka përmendur shumë emra të cilët, sipas burimeve që ai thotë se janë të sigurta, do t’i gjykojë Gjykata Speciale.

Listës së emrave që do të gjykohen për krime lufte nga Specialja, i është bashkangjitur edhe një listë tjetër por në këtë rast, paska komike.

Në listën e të akuzuarve të mundshëm që ish- deputeti Ramadani e ka publikuar, është edhe Rita Ora, Majlinda Kelmendi, Ilir Shaqiri, Resul Sinani, për të vazhduar edhe me shumë emra të tjerë të njohur për publikun.

Ai këtë postim e ka bërë në rrjetin social Facebook ku edhe ka bërë të njohur listën siç e quan ai të shumë kërkuar të siguruara nga burimet e tyre të “super-informuara”.

Ky është postimi I plotë I Burim Ramadanit:

LISTA E SHUMËKËRKUAR

Burimet tona të super-informuara, kanë deklaruar se kanë gjetur listën e shumëkërkuar.

Dhe, tashmë, sekreti nuk është sekret.

Këta janë:

Ilir Shaqiri, veteran i luftës që motivoi ushtarët përmes këngëve.

Resul Sinani, moderator në RTK, shihet si i “afërt” me Milaim Zekën. Ky i fundit, është i njohur edhe për foto provokuese (gjatë luftës)

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, për shkak të vërshimeve të këtyre ditëve në Prishtinë

Dukagjin Gorani, sociolog, për shkak se po tenton të krijojë parti politike. Mundësia e akuzimit të tij bie poshtë nëse partia e tij politike do të jetë multi-etnike

Ganimete Musliu, për shkak se ka dashur të gjuajë me këpucë (popullsinë civile)

Robert Bosch, ambasador i Holandës, për shkak të mbulimit të gropave pa tender më Prishtinë

Liberta Spahiu, prezantuese, për shkak të pasaktësisë në parashikimin e motit

Ramadan Zejnullahu, rektor i UP-së, ende nuk dihet arsyeja e saktë – hetimet vazhdojnë

Ema Uka, aktore, për shkak të motiveve të dyshimta, sidomos në serialin ku para saj ishte aktorja Lena Kryeziu

Majlinda Kelmendi, kampione botërore, për shkak se ka povokuar hapur Serbinë me ngritjen e flamurit të Kosovës

Halil Budakova, aktor, për shkak të filmave të dhunshëm

Muharrem Nitaj, për shkak të veprës penale të aderimit në AAK

Besim Dina, aktor, për shkak të mospublikimit të lidhjes serioze që ka

Xherdan Shaqiri, futbollist, për shkak të problemeve me Mancini.

Rita Ora, këngëtare, për shkak se ka shfaqur simbole kombëtare në vende publike.

Personat e lartcekur, sipas burimeve tona të super-informuara në një lokal këtu në Prishtinë, ende nuk dihet se në cilën listë bëjnë pjesë A, B, C, D… Z, Zh.

Janë edhe 6 persona të tjerë, por nuk po i publikojmë aktualisht për shkak se gjenden në pushim dhe nuk dëshirojmë t’i shqetësojmë gjatë kësaj kohe.

Loading...