Ramadani: Ndarja me Shkupin ishte zgjidhja më e mirë, disa klube më kanë kontaktuar

Pas eliminimit nga kupa prej Kit Go, trajneri Zekirja Ramadani dha dorëheqja nga drejtimi i FC Shkupi. Ai mori përgjegjësinë për fillimin jo të mbarë në kampionat dhe kupë. Në një deklaratë për “Gol.mk”, ai theksoi se pasi ka folur me kryesinë e klubit ka sjell vendimin që të largohet, duke i uruar ekipit fat dhe rezultate të mira.

“Arsyeja e ndarjes është e qartë. Patëm dy barazime në dy ndeshjet e para dhe eliminimin nga kupa e Maqedonisë. Unë mora përgjegjësinë si trajner dhe mendoj se kam marrë një vendim të drejtë. Kemi folur me të gjithë në kryesi dhe i kam bindur se për të mirën e klubit është që të mos bëjnë përpjekje që të ndërroj mendimin. Ndarja ishte zgjidhja më e mirë në këtë moment”, tha Ramadani.

 

Ai tani mendon për sfida të reja, madje ka pasur edhe kontaktet e para me disa klube.

“Puna e trajnerit është e tillë që mund të mos kesh punë gjashtë ditë, gjashtë muaj ose gjashtë vite. Në sport asnjëherë si dihet. Pas dorëheqjes kam pasur edhe kontaktet e para me disa klube, më janë paraqitur në telefon. Çka do të bëhet do të shohim. Dëshiroj që në klubin e ri të jem më gjatë, dhe most ë jem i detyruar që të ndërroj pas gjashtë muajve”, theksoi 40-vjecari, i cili më herët ka punuar edhe te Trepca e Mitrovicës, me të cilën është shpallur kampion në Kosovë, dhe Feronikeli, si dhe te Flamurtari në Vlorë./lajm

Loading...