Ramadani për Lajm TV:Tani e ka radhën ëndrra evropiane(VIDEO)

Trajneri i mirënjohur nga Shkupi, Zekirja Ramadani ka folur për gazetën “Lajm” pas sigurimit të titullit kampion me Trepça ‘89, tre javë para përfundimit të Vala Super Ligës së Kosovës në futboll. Fillimisht ai është befasuar me një surprizë të këndshme-bakllava të përgatitur nga redaksia, ndërsa më pas ka vijuar biseda me te. Ai ka treguar se Trepca ’89 me meritë e ka fituar titullin e parë historik, pasi ka një ekip kualitativ, ndërkohë që dëshira e tij është që të ketë fat gjatë aventurës në Ligën e kampionëve të Europës. Ramadani poashtu tha se e ndjek kampionatin e Maqedonisë, ku tha se Shkupi do të siguroj mbijetesën, ndërsa prêt që Shkëndija të fitoj kupën e Maqedonisë. Ja intervista e tij e plotë me gazetarin Reshat Ibrahimi./LajmTV/

Loading...