Ish deputeti i PPD-së, Ismet Ramadani paralajmëron se ekziston mundësia që Maqedonia të destabilizohet dhe këtë destabilizim mund ta krijojnë partitë në pushtet, të cilat e kanë shumë të rëndësishme që edhe më tutje të vazhdojnë qeverisjen e tyre “për interesa që janë individuale dhe grupore, e që kanë të bëjnë me kriminalizimin e skajshëm të mënyrës së qeverisjes dhe mund të inskenojnë situata destabilizuese të kontrolluara”.

Ai thekson se ky skenar mund të ndodhë nëse faktori ndërkombëtar nuk involvohet më seriozisht dhe nuk e menaxhon situatën në Maqedoni deri në fund, “para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”.

“Mirëpo në Maqedoni për shkak të strukturës etnike destabilizimet që ata mendojnë se janë të kontrolluara, mund të dalin nga paramendimet e tyre dhe Maqedonia mund të futet në krizë të thellë jo vetëm politike, por edhe në aspektin e sigurisë. Këtu gjithnjë patur parasysh edhe shërbimet destruktive që punojnë në drejtim të krijimit të disponimit dhe situatës pro-putiniste ose pro-ruse, andaj opozita maqedonase dhe shqiptare duhet ta forcojnë bashkëpunimin me SHBA-të dhe BE-në për ta menaxhuar bashkë një situatë që nuk do të sillte destabilizim dhe konflikt eventual në Maqedoni”, thekson Ramadani në deklaratën e tij për “Lajm”.

 

Loading...