Ramadani rikthehet te Feronikeli

Zekirja Ramadani sot është emëruar trajner i ri i skuadrës kosovare, Feronikeli.  Ai vjen në vend të Sulejman Starovës, trajnerit nga Shqipëria.  Lajmi konfirmohet edhe nga faqja e klubit.

“Klubi njofton që ka arritur marrëveshje me trajnerin e mëparshëm të Feronikelit, Zekirija Ramadani, i cili do ta udhëheqë klubin në luftën për titull.

 

Marrëveshja me Ramadanin është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit brenda pak ditësh.

 

Me këtë marrëveshje klubi synon që t’i rikthejë ditët e arta, meqë Zekirija Ramadani i njeh lojtarët, pritjet dhe nivelin e përgatitjes së skuadrës sonë dhe e di që synimi kryesor i klubit është marrja e titullit të kampionit.

 

Ne i dëshirojmë suksese trajnerit tonë të ri dhe mbesim me shpresë që i njëjti do t’i mbështesë dhe do e nxjerrë më të mirën nga lojtarët tanë”, thuhet në njoftimine  KF Feronikeli./lajm

Loading...