Të enjten në ora 12 e 50 minuta në rrugën “Mara Ugrinovska” në Gostivar, D.K. (33) gjatë tentimit që të arrestohet nga dy policë, ka filluar të japë rezistencë active. Me këtë rast, ai e ka goditur njërin polic me grusht në hundë, duke i shkaktuar frakturë dhe gjakderdhje, kurse lëndime në këmbën e djathtë dhe në përllëmbën e dorës së djathtë ka marrë edhe polici i dytë, shkruan Gazeta Lajm.
Pas një kohe të shkurtër, D.K. është arrestuar në stacion policor për procedim të mëtejmë. Pas ndrilimit dhe dokuemntimit të plotë të rastit, për këtë ngjarje do të ketë parashtresë adekuate, njoftoi MPB.

Loading...