Publicistja Kimete Berisha është irrituar tej mase me sjelljet e kryeministrit Ramush Haradinaj, saqë për të flet me respektin më të vogël të mundshëm.

Ajo konsideron se Haradinaj është duke shfaqur sjellje abnormale dhe sipas saj, nga padija e tij, po përfiton Partia Demokratike e Kosovës.

Berisha, në Facebook shkruan se Haradinaj as që po mundohet t’i fshehë veprimet e këqija të tij, nga të cilat po përfiton popullaritet negativ.

Ja postimi i plotë i saj:

Deri para luftës u ‘zavit’ me gajbe të birrave nëpër sokaqe t’katunit, e sot i erdh dita, pa punu kurrë një punë të vetme në jetën e tij me pushu në vendin më të shtrenjtë në botë.

S’sheh kund kësi yrrneku, me qenë njeriu si Ramushi merakli dhe entuziast në budallallëk.

As që mundohet m’i mbajt fshehtë punët e kqija që ia marrin fytyrën dhe e bëjnë neveritës, por shkon e i sforcon ato të meta që me ra në sy prej helikopteri….taman abnormal, s’la njeri pa e kthy kundër vetes…

s’sheh kështu..

I shet kurum popullit të varfër, as nuk ja rrok truni se rinia janë të mërzitur si pleqtë, pa pare e pa rrugëdalje; s’ja rrok, s’e din e as ndoshta s’i tregojnë sa shumë po e shajnë gjinja, sa shumë po e nëmin e po e mallkojnë, i madh e i vogël, gra e burra po ia dëshirojnë të gjitha të këqijat që ekzistojnë.

S’ka njeri që s’thotë ‘mos ia paft hajrin rrogës’.

P.S. Ramushi po sillet si njeriu që e di se i ka ditët e numëruara;

Si njeriu që e di se nuk i shkon larg;

Si ‘i pamendi’ që e jeton çdo ditë sikur të ishte dita e fundit e jetës së tij;

Si ateisti që nuk beson në ‘ditën e gjykimit’.

Si i çmenduri që nuk pranon të dalë nga senatoriumi sepse brenda tij mund ta konsiderojë veten ‘zot’ dhe s’ia prishë kush disponimin.

P.S: PDK po e shfrytëzon padijen dhe pasionet e sëmura të Ramushit me kallë Kosovën si Neroni-Romën, në kohën kur opozita s’është kërkah hiç.

Unë (e them me sinqeritetin më të madh), besoj (si Montesquieu) se luksi dhe padija e Ramushit po e shkatërrojnë në themel Republikën.

Loading...