Ramush Haradinaj tregon muskujt në mini-maratonën ‘Vrapo edhe ti’ (Foto)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj po merr pjesë në mini-maratonën ‘Vrapo edhe ti’, e cila pritet të nis pas pak çastesh.
 

Bashkë me Haradinajn, është edhe nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, raporton lajmi.net

E veçantë e kësaj mini maratone 5 kilometërshe është se të gjitha mjetet e grumbullara do t’iu dedikohen fëmijëve të prekur nga kanceri.

Organizimin e kanë bërë Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci, me përkrahje të Komunës së Prishtinës.

Loading...