Përshëndetja me ‘Komandant” u përdor sot edhe një herë në Prekaz, në një komunikim nga distanca ndërmjet presidentit të zgjedhur, Hashim Thaçi dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ku jeni komandanta”, iu drejtua Thaçi, Haradinajt, duke tentuar t’i shtrëngonte dorën, por ky i fundit refuzoi një gjë të tillë.

Por ‘përshëndetje komandantësh’ pati edhe në vitin 2005 në stadiumin e Prishtinës.

Në atë kohë me 5 mars, Haradinaj ishte kryeministër i vendit dhe sapo kishte marrë këtë detyrë.
Postin e mori me koalicionin që bëri me LDK-në e drejtuar nga Presidenti Rugova.

Në atë moment kur Haradinaj kishte filluar fjalimin, kishte reaguar edhe masa e pranishme në stadium.
Por reagimi i ish kryeministrit Haradinaj ishte goxha i ashpër.

“M’shilne komandantat e Bllacës…”, kishte thënë ai, fjali që kishte pasuar edhe me një sharje.

Loading...