Raport për prokurimet publike: Çmimi më i ulët dhe pagesa me vonesë janë problemet më të mëdha për firmat

Çmimi më i ulët dhe pagesa me vonesë ua krijojnë problemet më të mëdha firmave në prokurimet publike, tregon raporti i Qendrës për komunikime qytetare nga mbikëqyrja e prokurimeve publike për periudhën korrik – dhjetor 2015, i cili i përmban rezultate nga hulumtimi i 254 ndërmarrjeve dhe analizën e procedurave ankimore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Hulumtimi i firmave për përvojat e tyre në prokurimet publike ka treguar se dy problemet me të cilat ballafaqohen më shpesh janë çmimi më i ulët si kriter i vetëm për dhënien e marrëveshjeve për prokurime publike dhe pagesa me vonesë. Mesatarja e pritjes për realizimin e pagesës së marrëveshjeve të realizuara është 8 muaj; 79% nga firmave të anketuara konsiderojnë se ka korrupsion në prokurimet publike, edhe atë: 37% konsiderojnë se në prokurimet publike shpesh ka korrupsion, 10% thonë se ka gjithmonë, ndërsa 32% rrallë. Vetëm 21% të firmave kanë deklaruar se në prokurimet publike asnjëherë nuk ka korrupsion. Siç transmeton Telegrafi Maqedoni, gjetjet themelore të mbikëqyrjes së prokurimeve publike janë: personat profesional të cilat i ka angazhuar Këshilli për prokurime publike, gjatë dhënies së pëlqimeve për tenderë, në vitin 2015, institucioneve u kanë kushtuar gjithsej 2,2 milionë euro; në çdo të katërtin tender ka pasur vetëm nga një ofertë; përmes marrëveshjes pa shpallje publike në vitin 2015 janë lidhur marrëveshje në vlerë prej 29 milionë euro. Në vitin 2015 janë anuluar 19,9% të procedurave për prokurime publike“, thuhet në raport.

Analiza e procedurave ankimore para Komisionit shtetëror për ankesa lidhur me prokurimet publike ka treguar se për më shumë se 18 mijë tenderë të realizuar në vitin 2015, janë dorëzuar vetëm 523 ankesa që jep indikacion për një përqindje të vogël të procedurave ankimore prej vetëm 2,8%.  Raportin e projektit të financuar nga USAID mund ta gjeni edhe në www.ccc.org.mk.

Loading...