Raporti i dytë i Pribesë për Maqedoninë, është ndalur edhe në situatën në të cilën ndodhen mediat, duke i rekomanduar Qeverisë të angazhohet maksimalisht që edhe reformat e mediave të përfshihen në strategjinë e përgjithshme. Këto reforma duhet t’i nënshtrohen një planifikimi të mirëfillt, bazuar në hulumtime si dhe në konsultime transparente, të besueshme me të gjithë pjesëmarrësit, si nga sektori publik ashtu edhe ai privat, në mënyrë që të gjitha vërejtjet të trajtohen seriozisht.

Duke u nisur nga sfidat specifike me të cilat ballafaqohen mediat e shkruara, Pribe rekomandon masa, siç janë lirimi nga TVSH dhe tatimet tjera, për një funksionim normal të hapësirës plurale mediatike.

Të gjitha mediat duhet të kenë kodeksin e sjelljes dhe ta publikojnë në faqen e tyre të internetit. Duhet të krijohen mekanizma për vërejtje në rast të thyerjes së Kodeksit.

Duhet t’u jepen përparësi hulumtimeve të sulmeve ndaj cilit do gazetar.

Kushtet e punës së gazetarëve janë të këqija, me paga të ulëta dhe kontrata të punësimit afatshkurtër, pa vende pune të sigurta. Lidhur me sulmet ndaj gazetarëve, autoritetet nuk kërkojnë dhe nuk fajësojnë autorët, duke lënë përshtypjen e mosndëshkimit, qëndron në pjesën për mdiat në raportin e dytë të Priebe.

“Gjendja e gazetarëve është veçanërisht e keqe dhe përshtypja është se gazetari investigative nuk praktikohet siç duhet, nga frika, mungesa e burimeve dhe aftësitë gazetareske. Gazetari hulumtuese nuk është prioritet, por përballet me pengesa nga autoritetet, gjë që redukton qasjen e publikut në informata relevante pluraliste dhe objektive. Është e vështirë për të marrë informacion vendimmarrës. Gazetarët shpesh nuk punojnë sipas standardeve etike, gjë që dëmton kredibilitetin e profesionit. Kjo konfirmohet edhe nga pretendimet për sjellje korruptive nga disa gazetarë si rezultat i vetë-censurës apo mungesës së aftësive të nevojshme profesionale”, thotë raporti.

Duke kujtuar statusin e një vendi jo të lirë në raportin Freedom House për lirinë e mediave në vitin 2017, raporti i Priebe thekson se 130 televizione dhe radio stacione janë kryesisht të ndara sipas vërejtjeve politike dhe etnike dhe tregu i medias është i dobët. Situata me gazetat është e keqe, me vetëm pesë gazeta ditore, që sipas raportit është një kërcënim potencial për mediat e lira dhe pluraliste dhe presioni ekonomik mbi mediat e shkruara shihet përmes rënies së Media Print Maqedoni.

Raporti kërkon që të nxitet gazetaria investigative në media të cilat do të mund t’i kërkonin llogaridhënie Qeverisë dhe institucioneve publike.

Sa i përket punës së Radio Televizionit të Maqedonisë, Pribe rekomandon që të fuqizohet pavarësia e tij, përfshi edhe funksionimin dhe menaxhimin efikas

RTVM-së duhet t’i mundësohet që të jetë transparente, bashkëpunuese dhe llogaridhënëse ndaj të gjitha palëve të involvuara përmes dispozitave ose ndryshimeve ligjore. Ky institucion duhe të përjetohet nga të gjithë qytetarët, pa dalllim orientimit të tyre politik, gjinisë, moshës, se është servis i tyre publik, e jo instrument i partive poltike.

Drejtuesit e RTVM-së duhet të bashkëpunojnë me të gjitha palët e involvuara, ndërkaq ndryshimi i mendësisë publike për këtë servis public, sipas Pribesë, kërkon miratimin e një srategjie për komunikimin dhe përfshirjen e faktorëve të ndyrshëm, e cila do të hartohej nga të gjitha palët e involvuara.

Gjithashtu duhet sqaruar edhe situate e financimit të Agjensisë për shërbime audio dhe audio-vuzuele mediatike, duke e garantuar në tërsi pavarësia e tij, përfshi edhe Këshillin e tij, përfundon raporti i Pribesë, pjesa kushtuar reformave në sektorin e mediave

Loading...